Porti sot/Katër anije në përpunim, në pritje dhe 5 anije të tjera 5 qershor 2020

Në portin e Durrësit sot paradite ka përfunduar përpunimi i një anijeje me konteinerë dhe vijon puna për shkarkimin e katër anijeve të tjera.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se anijet me 12,176 t mallra janë ankoruar në Terminalin Perëndimor nga moli 1 në molin 5.

Përpunimi i mallrave si grurë, xhama dhe hekur realizohet nga tre skuadra stivadore dhe 6 elektrovinça.

Ndërkaq mësohet se në portin më të madh të vendit gjatë 48 orëve të ardhshme priten 5 anije të tjera tregtare me me 20 mijë t mallra si çimento dhe skrap.

Që nga fillimi i vitit 2020 në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 114 anije tregtare gjithsej.