Porti sot: përpunohen 7 anije me 31 mjë ton mallra, priten edhe 4 të tjera 7 janar 2015

Në kalatat e portit të Durrësit sot po përpunohen shtatë anije tregtare me rreth 31 mijë ton mallra gjithsej, ndërsa në dy ditët e ardhshme pritet të ankorohen edhe katër anije të tjera me mbi 22 mijë ton mallra.

Sipas burimeve të dispeçerisë portuale, në terminalin perëndimor, në kalatat 1, 4 dhe 5 po shkarkohen katër anije, përkatësisht me grurë, çimento, mbetje metalurgjie dhe ure’. 5 skuadra me punëtorë të kompanive të ngarkim-shkarkimit dhe 9 elektrovinça po punojnë për përpunimin e tyre – shtuan burimet e dispeçerisë. Në terminalin e kontejnerëve vazhdon puna për shkarkimin e një anije tjetër me 147 kontejnerë.

Ndërkaq, në terminalin lindor, përkatësisht në kalatat 10 dhe 11, nga anija “Astol” po shkarkohen 3300 ton skrap dhe anija “Thea K” po ngarkohet me 16 mijë ton klinker.

Brenda ditës së premte në portin më të madh të vendit pritet të mbërrijnë 4 anije, tre nga të cilat do të shkarkojnë mbi 10 mijë ton grurë dhe dhe mbi 3 mijë ton xhama. Anija “Top Kapi”do të ngarkojë 9100 ton prokate pë eksport.

Po sot paradite në kalatën e trageteve u ankoruan 2 tragete me udhëtarë dhe automjete që mbërritën nga Bari, dhe një tjetër nga Brindizi. Në mesditë pritet të mbërrijë në port edhe një traget me udhëtarë dhe automjete nga Ankona (Itali).