lir Duka që prej 23 vitesh e ka lidhur jetën me detin. Ai ka punuar si marinar me tragete dhe anije të ndryshme tregtare, deri sa vendosi të kujdeset për mjetet lundruese të ASHD (Anijet e Shërbimit Detar).
“Nuk është njëlloj si në anijet që lundrojnë në det të hapur – thotë kryemekaniku 52-vjeçar i ASHD, që pjesën teorike e ka mësuar në shkollën Industriale të Durrësit.
Që nga viti 2012, Iliri paraqitet çdo ditë të portin më të madh të vendit dhe rimorkiatorët duhet të jenë gjithmonë të gatshme për çdo thirrje, jo vetëm kur duhet të asistojnë hyrjen apo daljen nga baseni të anijeve që kanë përfunduar apo që do të nisin përpunimin në kalatat e tij.
Ekuipazhet e rimorkiatorëve përballen edhe me ngjarje në det të hapur, si zjarre në anije apo motopeshkatore, avari në motorrët e anijeve vendase apo të huaja, etj.
Në grupin që drejton për mirëmbajtjen e anijeve në portet e Shëngjinit, Durrësit, Vlorës dhe Porto Romanos, Ilir Duka bashkë me vlerësimet për punën e kolegut të tij Sotiraq Kondakçi, shprehet i kënaqur për të rinjtë që i janë kushtuar profesionit të motorristit dhe mekanikut.
“Motorrët për të cilët kujdesemi janë prodhuar në vende të ndryshime, si në Japoni, Gjermani, SHBA apo në Hollandë, por bashkë me më të rinjtë si Blenard Xifaj, Kristian Loci apo Edvis Dashi në ekip, ia dalim në çdo rast”-tregon Ilir Duka, mjeshtri i motorrëve, që bashkë me kolegët drejton çdo ditë hyrje-daljen e anijeve në portin e Durrësit.