Në Kompleksin Portual Durrës- Porto Romano upërpunuan mbi 7 milionë tonë mallra
+ 15% më shumë volume tregtare se 2023
22 janar 2025
Kompleksi Portual Durrës- Porto Romano vit pas viti po njeh rritje të sasisë së mallrave të përpunuara, duke fuqizuar rolin e kësaj nyje të rëndësishme detare dhe nevojën për modernizim të mëtejshëm.
Referuar të dhënave statistikore të Autoritetit Portual Durrës, përgjatë vitit 2024 në gjashtë terminalet e Kompleksit portual DR-PR u përpunuan 7 milionë e 352 mijë tonë mallra.
Të njejtat të dhëna tregojnë se , në raport krahasimor me vitin paraardhës, sasia e mallrave të përpunuara ka njohur rritje të konsiderueshme me rreth 15% ose rreth 933 mijë tonë mallramë shumë se 2023.
Ato që zënë peshën më të madhe në mallrat e përpunuara janëimportet me rreth 6 milionë tonë, dhe vetëm 1,3 milionë tonëmallra u eksportuan nga vendi ynë drejt porteve ndërkombëtare.
E shprehur në përqindje, mallrat e importuara në rrugë detare u rritën me rreth 19 %, krahasuar me vitin 2023.
Edhe njësitë konteienrike të përpunuara në portin aktual tëDurrësit, u rriten me 7 %, ku në total gjatë vitit 2024 në Terminalin e Konteinerëve janë përpunuar 196,507 njësi konteinerike.
Kjo rritje konsistente në volumeve tregtare në të dy portet e Durrësit konfirmon edhe njëherë rëndësinë e e kompleksit portual Durrës-Porto Romano në transportin detar dhe ekonominë vendase si dhe lidhjen e rëndësishme rajonale e më gjerë.