Foto arkiv APD
Reshjet e shiut që kanë nisur të hënën paradite pritet të pengojnë edhe sot përpunimin e disa anijeve, veçanërisht atyre që shkarkojnë çimento.
Moti i keq nuk e ka penguar mbërritjen në kohë të dy trageteve “AF Francesca” dhe “Bari”, ndërsa reshjet e shiut që parashikohet të nisin rreth orës 10.00 po vështirësojnë prej 3 ditësh përpunimin e anijeve tregtare.
Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet gjithashtu se anijet tregtare “Merry M” me 5005 ton skrap dhe “Seaven Luck”, e cila u ngarkua me 7000 ton çimento kanë përfunduar proçesin në kalatat 10 dhe 11, dhe pritet të largohen nga baseni sot paradite. Ndërkaq në radën portuale presin radhën e përpunimit tre anije me një sasi të përgjithshme skrapi prej afro 10.500 ton. Qendra e Informacionit në APD, njofton se gjatë 24 orëve të ardhshme priten edhe katër anije të tjera në të cilat do të përpunohen mbi 10 mijë ton llamarinë, 1348 ton profile çeliku dhe 188 kontejnerë. Sot reshjet e shiut pritet të vazhdojnë me ndërprerje në orë të ndryshme të ditës