Shërbimi Hidrografik – APD, bovë tjetër sinjalizuese në gjirin e Durrësit

Shërbimi hidrografik shqiptar, në bashkëpunim me Autoritetin Portual të Durrësit kanë punuar sot për instalimin e një bove të re sinjalizuese detare në zonën e Kepit të Lagjit.

Sipas drejtuesve të këtij Shërbimi, bova me lartësi 4 metra u dërgua nga porti i Durrësit drejt Kepit të Lagjit, në jug të qytetit bregdetar. Me ndihmën e një autovinçi nga kalata 5, ajo u lëshua në det dhe më pas u transportua nga një mjet lundrues i Shërbimit Hidrografik.

Kjo është bova e dytë që po zhvendoset drejt kësaj zone dhe brenda pak ditësh pritet instalimi i bovës së tretë dhe të fundit. Sistemi i ndriçimit të tyre ushqehet nga bateria, që furnizohet nga një panel diellor. Tre bovat po vendosen mbi një cektinë detare shkëmbore prej disa miljesh, me qëllim parandalimin e rrezikut për mjetet lundruese.

Në gjirin e Durrësit ndodhen 14 bova sinjalizuese detare gjithsej.