Sot në port: Velieri luksoz “Sea Cloud” dhe anija “Variety Voyager” me 132 turistë

Në periudhën janar-gusht të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 335 anije tregtare dhe 687 tragete, me një vëllim të përgjithshëm prej 2.278.196 ton gjithsej, ose 9 përqind më pak se sa në 2014.

Tragetet kanë transportuar 486.294 ton, ose 2 përqind më shumë se e njejta periudhë e vitit të kaluar.

Gjatë këtyre 8 muajve janë përpunuar 1 milion e 323 mijë ton mallra importi, thuajse e njejta shifër me 8-mujorin e kaluar, ndërsa janë nisur me anije dhe tragete mbi 955 mijë ton mallra eksporti, me një rënie prej 205 mijë ton.

Llamarinat, prokatet dhe çimento mbeten mallrat kryesorë të eksportit, ndërsa në importet dallohen plehrat kimike, nitrati, koksi dhe skrapi, si dhe melamina, çimento, xhamat, etj.

Në kalatën 6 janë përpunuar 121 anije me 68.857 kontejnerë me mallra të ndryshme, thuajse të njejtat shifra të periudhës janar-gusht 2014.