Sot paradite në port, 4 anije me 7600 ton mallra dhe 4 tragete me udhëtarë

Sot në portin e Durrësit po përpunohen katër anije me rreth 7600 ton mallra, ndërsa paradite kanë mbërritur në Terminalin e udhëtarëve katër tragete.

Nga të dhënat e Dispeçerisë portuale, mësohet se anijet “Frosina”, “Mermaid” dhe “Roger” po përpunohen në kalatat 1, 2 dhe 4 të Terminalit perëndimor. Nga këto anije po shkarkohen përkatësisht 4035 ton çimento, 1901 ton grurë dhe 1650 ton DAP për bujqësinë, që të gjithë mallra rifuxho.

Ndërkaq në kalatën 6 të Terminalit të kontejnerëve po përpunohet anija “Vega Aquila”.

Nesër pritet të mbërrijë anija “Muse”, me 3299 ton grurë. Paraditen e sotme janë ankoruar në port edhe tragetet “AF Marina”,

“Rhapsody”, “AF Claudia Prima” dhe “Rigel II”. Sipas grafikut, rreth orës 19.00 parashikohet të mbërrijë trageti “AF Francesca”. Gjatë ditës së djeshme në portin më të madh të vendit janë përpunuar 5 tragete gjithsej, me 3811 udhëtarë dhe 874 automjete në dalje si dhe 612 dhe 154 udhëtarë në hyrje.