Gjatë periudhës janar-maj 2020 përpunimi i mallrave nga anijet tregtare ka shënuar një rritje prej 10 përqind – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës, sipas të cilit nga 165 anijet e akostuara gjithsej në Terminalin Perëndimor dhe në atë Lindor janë përpunuar 651 mijë ton mallra të ndryshme.
Ndërkaq përpunimi i mallrave me tragete dhe ai i anijeve me konteinerë kanë pësuar një rënie përkatësisht prej 20 dhe 14 përqind për shkak të uljes së numrit të lundrimeve pas shpalljes së pandemisë nga Covid 19.
Për 500 anijet dhe tragetet e akostuar gjatë 5 muajve të këtij viti, volumi i përgjithshëm i mallrave të përpunuara në portin më të madh të vendit arrin në 1 milion e 532 mijë t gjithsej – përfundojnë burimet nga Sektori i Statistikave në APD