Statistika / Qershor 2022, rriten hyrje-daljet nëpërmjet Portit të Durrësit / 1 Korrik 2022

Muaji Qershor 2022 ka njohur rritje të numrit të udhëtarëve që kanë përdorur Portin e Durrësit për të udhëtuar jashtë vendit apo për të hyrë në vendin tonë.

Referuar statistikave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, 48,374 qytetarë kanë udhëtuar nëpërmjet linjave të trageteve të Portit të Durrësit, 19,675 pasagjerë numërohen në  dalje nga vendi, ndërsa 28,699 udhëtarë kanë hyrë në vendin tonë.

Po ashtu, tragetet në 74 lundrimet e kryera përgjatë muajit Qershor kanë transportuar dhe 19,507 automjete, kamionë dhe trailerë.