STATISTIKA/ Rriten me 27% volumet e eksporteve nëpërmjet Portit të Durrësit / 16 Qershor 2022

Eksportet e mallrave nëpërmjet Portit të Durrësit, përgjatë muajit Majit  2022, kanë arritur në 138,259 tonë ose 41 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Sipas të dhënave nga Sektori i Statistikave pranë Autoritetit Portual Durrës, ecuria e eksporteve në 5 muajt e parë të vitit ka qënë pozitive, duke pësuar rritje me  135,693 tonë mallra ose 27% më shumë mallra të përpunuara se Janar- Maj i 2021.

Po të njëjtat burime saktësojnë se kjo rritje kryesisht ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së volumit të mallrave të eksportuara me konteinerë, rifuxhiove të thata dhe mallrave të transportuara me tragete, duke ndikuar në tërësinë e mallrave të eksportuara përgjatë kësaj periudhe.

Ndër mallrat që kanë ndikuar në këtë ecuri pozitive të eksporteve, janë kryesisht, kromi rifuxhio, skrapi, squfuri dhe mallrat e transportuar me konteinerë, të cilët përgjatë muajit maj 2022 janë rritur me  40,069 tonë më shumë, ndërsa në total gjatë Janar-Maj 2022 nëpërmjet Portit të Durrësit   janë eksportuar 645,598 tonë mallra