Një stërvitje e përbashkët detare e forcave të aleancës ka sjellë mëngjesin e sotëm në kalatat e Portit të Durrësit 3 anije luftarake. Tre anijet ushtarake dy prej të cilave përfaqësuese të forcës detare turke “TCG YZB GUGOR DURMUS “ , “TCG ENEZ” dhe një italiane “ITS NUMANA” janë bregëzuar në kalatat 4 dhe 5 të Terminalit Perëndimor të portit.
Ndërkohë që në ditët në vijim pritet ti bashkohet praktikave stërvitore ushtarake edhe një anije e katërt e flotës detare franceze. Kjo stërvitje e përbashkët e cila do të zhvillohet në ujrat territoriale shqiptare do të përfshijë praktika të çminimit të cilat do të kryhen nga fregatat çminuese të NATO-s.