Pas muajit mars të këtij viti, ku situata e pandemisë globale ndikoi në rënien e transportit të mallrave me konteinerë, shifrat e përpunimit të tyre në portin e Durrësit kanë ardhur duke u rritur.
Nga të dhënat e Sektoprit të Statistikave mësohet se në muajt prill dhe maj 2020 është regjistruar numri më i madh i konteinerëve të përpunuar gjatë këtij viti, përkatësisht 12,224 TEU dhe 13,003 TEU (njësi konteinerike).
Që nga fillimi i këtij viti në Molin 6, i dedikuar vetëm për konteinerët, janë përpunuar gjithsej 64 anije të specializuara me afro 578 mijë t mallra të ndryshme, ndërsa numri i konteinerëve arrin në 51,378 njësi konteinerike TEU.
49% e konteinerëve janë nisur për eksport, ndërsa pjesa tjetër ka mbërritur në Durrës me mallra importi.