Në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA sot portin e Durrësit e vizitoi një grup ushtarakësh nga Garda Kombëtare e Nju Xhersit. Grupi i ushtarakëve që shoqërohej nga specialistë të Ministrisë së Mbrojtjes u interesua veçmas për Menaxhimin e Qendrës së Komandimit dhe Kontrollit në rastet e emergjencave si dhe incidenteve natyrore në hapësirën portuale. Fillimisht ata u njohën me sistemin e sigurisë nga zv. Drejtori i FSPD, Karafil Sula, ndërsa kapacitetet portuale si dhe projektet për zhvillimin e tij në të ardhmen u prezantuan nga specialistët e sektorit të Promocionit në APD. Ushtarakët vizituan më pas Sallën Operative të FSPD, repartin Zjarrfikës si dhe Terminalin e Udhëtarëve.
Ata u takuan me specialistë edhe nga sektori i Doganës, etj.