Gjatë vitit 2017 në portin e Durrësit janë ankoruar 9 kroçera dhe 294 jahte turistike. Ndërsa numri i kroçerave gjatë vitit të kaluar ka qenë më i vogël se sa në vitit 2016, jahtet që kanë zgjedhur portin më të madh të vendit tonë kanë qenë shumë më tepër në numër se sa një vit më parë.
Nga Sektori I Statistikave, mësohet se në Durrës gjatë vitit 2017 si asnjë herë më parë është ankoruar një numër i madh jahtesh me gjatësi nga 30-100 metra, përgjithësisht prodhime të viteve të fundit në kantiere të njohura të botës. Përveç shërbimeve portuale, turistët dhe drejtuesit e jahteve kanë vizituar qendrat arkeologjike të qytetit tonë.
Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se gjithashtu në muajt korrik, gusht e shtator 2017 numri i jahteve që kanë preferuar portin e Durrësit arrin në 159, ndërsa vetëm në gusht janë regjistruar 71 hyrje, më shumë se në çdo muaj tjetër të vitit. Koha e qëndrimit të jahteve turistike në kalatat 1-5 të Terminalit perëndimor shkon deri në një javë.