Zv/Drejtori Artjan Qirici emërohet Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD
Z. Artjan Qirici është emëruar Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD. Këshilli Drejtues vendosi emërimin e z. Qirici pas propozimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Portit të Durrësit” është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të APD-së, që u zhvillua dje në mesditë në Tiranë, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Z. Artjan Qirici në periudhën 2013-2017 ka punuar si Zv/Drejtor i Përgjithshëm Ekekutiv në APD, ndërsa gjatë periudhës në vazhdim do të jetë Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD.
Arsimi dhe
Kualifikimi
Z. Artjan
Qirici është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i “Inxhinieri
mekanike dhe elektrike”
Gjatë periudhës 1985-1987 ka punuar si Inxhinjer
mekanik në “Kombinatin Ushtarak Poliçan”.
Gjatë periudhës 1988 – mars 1991, ka punuar si
Inxhinjer Teknolog në Uzinën Mekanike të Naftës, Kuçovë.
Nga periudha mars 1991- dhjetor 1993, ka punuar si
Drejtues Teknik në një nga kompanitë më të mëdha të anijeve të pasagjerëve “Hilo-
Lines” si dhe të mallrave “Sea-Coral” në Pire’, Greqi.
Në vitin 1994-1995 është diplomuar si “2- Engineer
Shipping” dhe ka punuar si “Mekanik i II” në anijen Hydrofoil`s & Cargo
Ship.
Nga viti
1995-1997 është emëruar bashkë-pronar dhe menaxher në kompaninë Private “General
Ship Repair”, “Pegasus”, në Greqi.
Në periudhën mars 1997- tetor 2013, është emëruar
Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “Aris Qirici& Co LTD”.