Çertifikata ISO për Cilësinë ISO 9001 dhe Mjedisin ISO 14001
Ditët e fundit Autoriteti Portual Durrës është çertifikuar për Sistemin e menaxhimit te cilësisë ISO 9001:2008 dhe Sistemin e menaxhimit te mjedisit ISO 14001:2004
Çertifikatat janë lëshuar nga Trupa Çertifikuese e pavarur TÜV Austria Albania. Gjatë kësaj periudhe do të ketë një auditim të përhershem për sistemin e cilësisë dhe atë të mjedisit në hapësirën portuale.
Sipas TUV Austria Albania “shërbimet që do të ofrojmë për Autoritetin Portual Durrës përfshijnë çertifikimin në përputhje me Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë EN ISO 9001:2008 dhe Sistemin e Menaxhimit të Mjedisit EN ISO 14001:2004. Ky bashkëpunim vendos theksin në rëndësinë që standartet ISO kanë jo vetëm në veprimtarinë e përditshme të Autoritetit Portual Durrës, por edhe për çdo institucion, dhe rrjedhimisht përbëjnë burim të domosdoshëm për gjithë institucionet në zhvillimin e politikave publike”.
Çertifikatat janë lëshuar pas inspektimeve në port nga specialistët e TUV dhe janë dëshmi e synimeve të APD për përmirsimin e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve në kushtet e avancimit të teknologjisë. Familja e standardeve ISO 9000 është e lidhur me Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, ndërsa familja ISO 14000 e standardeve mbulon sistemeve të administrimit mjedisor. Në të ardhmen APD do të çertifikohet edhe në fusha të tjera.