APD mikpret Trajnimin “Mbi Zbatimin e Kontrollit Shtetëror të Flamurit dhe Kontrollit Shtetëror Portual”

Specialistë dhe drejtues të Kapitenerisë së porteve dhe të Regjistrit Detar kanë nisur sot trajnimin kombëtar me temë “Mbi Zbatimin e Kontrollit Shtetëror të Flamurit dhe Kontrollit Shtetëror Portual”. Trajnimi që do të zhvillohet nga 7-9 Nëntor në Sallën e Trajnimeve të APD, organizohet nga EMSA – Agjensia Europiane e Sigurisë Detare.

Në seancën e parë, të pranishmit i përshëndeti Drejtori Ekzekutiv i APD, Artjan Qirici, e cili duke nënvizuar rëndësinë e këtij trajnimi vlerësoi përpjekjet që po bëhen për rritjen e stadarteve në portin më të madh të vendit.

Veprimtaria mbështetet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa sektori i Promocionit në APD ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e tij. Gjatë seancave të trajnimit është parashikuar trajtimi i temave të ndryshme, që lidhen me Legjislacionin e BE; implementimi i Instrumenteve të IMO; Administrata detare dhe Flamuri shtetëror, etj.

Specalistë të Agjencisë EMSA si Anna Bizzozero, Radostina Nedeva-Magerlein, Dan Sarenius (Agjencia e Transportit Suedez) dhe Timen Klamer kanë filluar që sot paraqitjet e temave si dhe diskutimet me pjesmarrësit e pranishëm.