APD: Në 5 muaj përpunohen 228 anije tregtare

Në periudhën janar – maj të këtij viti në kalatat e portit detar janë ankoruar 228 anije tregtare, ose 10 anije më shumë se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar.

Nga të dhënat operative të Qendrës së Informacionit në APD, mësohet se gjatë muajit maj në Terminalin Lindor, janë ngarkuar dhe shkarkuar 14 anije gjithsej, me një vëllim prej 101.168 ton gjithsej, çka përbën sasinë më të madhe të mallrave të përpunuara në këtë Terminal krahasuar me muajt e tjerë të këtij viti. Gjatë muajit maj 2017 në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 22 anije me 58.200 ton mallra gjithsej.

Në Terminalin Lindor gjatë periudhës janar-maj të këtij viti janë përpunuar 56 anije gjithsej, ndërsa në Terminalin Perëndimor dhe në atë të Kontejnerëve janë përpunuar përkatësisht 98 dhe 74 anije tregtare.