Porti më i madh i vendit, në vizionin e drejtuesve të rinj të Autoritetit Portual, i ka kapacitetet profesionale dhe intelektuale për një ndryshim rrënjësor. Specialistët dhe drejtuesit në pozicionet e reja po përzgjidhen, duke rivlerësuar burimet ekzistuese në port dhe kapacitetet intelektuale të qytetit të Durrësit. Ditët e fundit në Drejtorinë e Përgjithshme Ekzekutive të APD-së, z. Ilir Hoxha është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Operacionale.
Ilir Hoxha, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Operacionale
Z. Ilir Hoxha ka përfunduar studimet e larta në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit në dy fakultete, 1989-1993 në atë Shkencave Natyrore (dega Biologji-Kimi) dhe 2003-2007 në Fakulteti Ekonomik (dega Financë).
Z. Hoxha që nga viti 1993 ka punuar pa ndërprerje në portin e Durrësit, fillimisht (1993-2009) si Dispeçer dhe Përgjegjës në Dispeçerinë Portuale. Në periudhën 2009-2015 ai ka punuar si Menaxher në Terminalin e Trageteve dhe në atë të Konteinereve.
Pas vitit 2015 z. Ilir Hoxha ka punuar si Menaxher Operacional në Terminalin e Kontejnerëve DCT.