APD: Pjesmarrje në dy projekte rajonale dhe vizita pune në Venecia, Trieste dhe Koper

Zhvillimi dhe përmirësimi i mjedisit të favorshëm (duke përfshirë uljen e zhurmës) si dhe ndotjes të karbonit kanë qenë tematika e Takimit që u zhvillua në Venecia javën e kaluar, ku morri pjesë edhe një grup përfaqësues nga Autoriteti Portual Durrës APD, i kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, Artjan Qirici.

Objektivi i Projektit SUPAIR me tematikë “ Portet e qëndrueshme në rajonin e Adriatikut e Jonit” është: Përmirësimi për transportin dhe lëvizshmërinë, duke ofruar shërbime të integruara si dhe Multimodaliti në zonën Adriatiko-Joniane Partneriteti parashikon përfshirjen e drejtpërdrejtë të autoriteteve portuale dhe institucioneve teknike në disa vende në zonën e Programit ( Italia, Kroacia, Greqia , Mali i Zi, Shqipëria), së bashku me autoritetet vendase të rajonit ose të qytetit, për të garantuar një bashkëpunim të përshtatshem duke integruar territoret përkatëse.