Autoriteti Portual Durrës sot ka marrë zyrtarisht në dorëzim dy Çertifikatat për Sistemin e menaxhimit te cilësisë ISO 9001:2008 dhe Sistemin e menaxhimit te mjedisit ISO 14001:2004
Ceremonia është zhvilluar në sallën e Trajnimeve të APD në prani të punonjësve të APD, firmave dhe agjencive që punojnë në hapësirën portuale si dhe kompanive të tjera të interesuara për njohjen e standarteve ISO.
Çertifikatat u janë dorëzuar Zv. Drejtorit të Përgjithshëm, ing. Artjan Qirici dhe drejtorit të Mjedisit dhe Emergjencave në APD, Shaziman Hoxha.
Drejtori i përgjithshëm i TÜV Austria Hellas, Yiannis Kallias dhe prof. Dr. Prokopios E. Papagkikas, drejtor i përgjithshëm i TÜV Austria Albania për Shqipërinë dhe Kosovën vlerësuan veprimtarinë e APD dhe drejtuesve të saj në kërkim të standarteve më të mira të cilësisë dhe të menaxhimit.
Zv. Drejtori i Përgjithshëm, ing. Artjan Qirici nënvizoi se ky është fillimi i bashkëpunimit me institucionet e vlerësimit dhe të monitorimit të standarteve.
Çertifikatat janë lëshuar nga Trupa Çertifikuese e pavarur TÜV Austria Albania. Gjatë kësaj periudhe do të ketë një auditim të përhershem për sistemin e cilësisë dhe atë të mjedisit në hapësirën portuale. Sipas TUV Austria Albania “shërbimet që do të ofrojmë për Autoritetin Portual Durrës përfshijnë çertifikimin në përputhje me Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë EN ISO 9001:2008 dhe Sistemin e Menaxhimit të Mjedisit EN ISO 14001:2004.
Ky bashkëpunim vendos theksin në rëndësinë që standartet ISO kanë jo vetëm në veprimtarinë e përditshme të Autoritetit Portual Durrës, por edhe për çdo institucion, dhe rrjedhimisht përbëjnë burim të domosdoshëm për gjithë institucionet në zhvillimin e politikave publike”.