Ditën e mërkurë, në orën 09:00, në ambientet e Hotel “Aragosta”, Autoriteti Portual Durrës në bashkëpunim me aktorët privat dhe ligjorë të përfshirë në projekt, si dhe Portin e Barit, zhvillojnë tryezë të rrumbullakët me temë “Menaxhimi i Mbetjeve, Plan Veprimi i Përbashkët me Portin e Barit”. Një nga aspektet që vështirësojnë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Europës Juglindore, sidomos vendeve Ballkanike, është mungesa e efikasitetit në lëvizjen e njerëzve. Njihet që lidhjet ajrore ndërmjet këtyre vendeve dhe rajoneve italiane të përfshira në programin e Europës Juglindore (SEE), kalojnë shpesh në një zonë mjaft të gjerë europiane, me kosto shumë të lartë dhe kohë të gjatë fluturimi. Aktualisht portet janë një nga mundësitë më të mira për të përmirësuar lidhjet ndërmjet vendeve të Europës Juglindore.

Ø  Përshkrim i shkurtër i projektit:

Projekti TEN-ECOPORT është vazhdimi i projektit të mëparshëm ECOPORT8 dhe ka si synim të kontribuojë në zhvillimin e bashkëpunimin ndërmjet Autoriteteve Portuale në zonën e Adriatikut, Jonit dhe Detit të Zi. Vëmendja kryesor e projektit është trajtimi dhe shmangia e problemeve mjedisore në zonat portuale dhe përreth tyre. Aktivitetet e projektit synojne krijimin e një rrjeti për zhvillimin, forcimin, koordinimin e inisiativave të bashkëpunimit për menaxhimin ekologjik të rrugëve detare. Projekti thekson tejkalimin e pengesave në përcaktimin e një politike mjedisore të përbashkët, pengesa që vijnë për shkak të sistemeve të ndryshme në vendet e Europës Juglindore. Gjithashtu rëndësi në këtë projekt i jepet proçesit të rishikimit të politikës së rrjeteve trans-europiane të transportit. Rendësi e veçantë i jepet rrejteve rajonale të cilat ndikojnë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e mëtejshëm nga pikpamja sociale. Adresa e projektit : www.tenecoport.eu

Ø  Rezultatet e arritura deri tani nga TEN-ECOPORT

Projekti Ten-Ecoport ka ndikuar pozitivisht me punën e bërë nga Drejtoria e Mjedisit pranë APD-së, kryesisht në përmirësimin e menaxhimit të performances mjedisore në portin e Durrësit. Duke implementuar praktikat më të mira për një menaxhim efektiv dhe të qendrueshem. Arritjet e realizuara gjate projektit jane :

  • Rritja e kujdesit rreth avantazheve mjedisore dhe ekonomike te Menaxhimit të Qëndrueshëm të rrjeteve portuale;
    • Përmirësimi I krijimit te grupit të punës të specializuar brenda autoriteteve portuale duke rritur kapacitetit në sistemin EMS ;
  • Zhvillimi i proçesit metodologjike për edukimin dhe trajnimin midis porteve të përfshirë dhe aktorëve – kyç që operojnë brenda zonës së portit ;
    • Sigurimi i hartave për çështje të caktuara kritike dhe rrezikun e cenimit brenda portit;
    • Sigurimi i një Plan Veprimi të përbashkët të qëndrueshëm si mjet për zgjidhjen në kohë të çështjes kritike të porteve të përfshira , i zbatuar nga palët e interesuara direkte (portet dhe operatorët e portit);
    • Krijimi i platformave të përhershme diskutimi bazuar në dy nivele : në mes të porteve dhe midis porteve dhe aktorëve që operojnë në zonat portuale;
    • Analiza SWOT dhe perditesimi I saj sipas kerkese se Leader Partner;
    • Kemi realizuar Tavolinen e Rrumbullaket Nr. 1 mbi Menaxhimin e mbetjeve ne fasilitetet portuale;
    • Realizimi I Ecomapping per te gjithe territorin e portit dhe evidentimi i zonave problematike. (sipas Kerkeses se Lider Partnerit)

Ø  Pjesmarrësit në takim

Takimi Round Table nr.2 perfshihen të gjithë aktorët ligjorë (lista poshtëshënuar) në lidhje me miratimin e Plan veprimit midis dy porteve pilot Bari dhe Durrës, sic është parashikuar në Projektin Ten-Ecoport:

· Drejtues të APD-së

· Përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit

· Përfaqësues të Ministrisë së Transportit

· Përfaqësues të Institutit të Trasnportit

· Drejtoria e Përgjithshme Detare

· Kapiteneria

· Forcat e Sigurisë

· Roje Bregdetare

· Prefekti I Qarkut Durrës

· Bashkia Durrës

· ARM-ja Durrës

· Shoqata ambjentaliste

· Operatorë në APD

· Kontraktore në Drejtorinë e Mjedist

· Mediat….etj