Është zhvilluar nga 28-29 Shtator 2014, në Budva (Mal i zi) takimi i 7-të ndërkombetar i Projektit ADB Multiplatform, pjesë e të cilit është dhe Autoriteti Portual Durrës. Në këtë takim Porti i Durresit, është përfaqësuar nga Znj.Mirela Shani Përgjegjëse e Njësisë së Komunikimit/Promocionit dhe Marrdhënieve me Jashtë, si dhe Elitjona Doko, Zëdhënëse për Shtyp, ku në emër të APD-së u prezantua puna e bërë deri tani nga APD në kuadrin e Projektit ADB.
Autoriteti Portual Durrës ka kontribuar në hartimin e një harte të funksionimit të korridoreve të lëvizjes së mallrave në zonen e SEE(South East Europe=Europa Juglindore), duke dërguar të dhëna për lëvizjen e ngarkesave të mallrave në këto korridore, me qëllim realizimin e një prej objektivave më të rëndësishëm të projektit, që është gjurmimi i ngarkesave që kalojnë nga këto korridore.
Projekti ka për qëllim të mundësojë monitorimin e cilësisë së korridoreve, nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve ndërmjet vendeve partnere të projektit si edhe komunikimin online ndërmjet vendeve të përfshira në të, në lidhje me lëvizjen e ngarkesave në korridoret e Europës Juglindore, për të siguar një transport sa me efikas dhe me sa më pak efekte mbi mjedisin.
Për këtë qëllimi do të shërbejë edhe ngritja e MDC ( Qendrave Multimodale
ë Zhvillimit) ne secilin nga vendet partnere që do t’ju shërbejë operatorëve në
fushën e transportit të kenë informacionin që ju duhet në lidhje me transportin
në vendet e Europës Juglindore.
Pjese e ketij projekti eshte edhe krijimi I nje databaze për monitorimin e ngarkesave në zonën pilot Durrës-Bar-Levante, qe vecanerisht do ti shërbeje gjurmimit të ngarkesave të rrezikshme, nëpërmjet transportit detar.