Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Artjan Qirici, organizoi sot në mesditë takimin e radhës me përfaqësuesit e Këshillit Konsultativ dhe të Istitucioneve të tjera të rëndësishme në Qytetin e Durrësit.
Në Takimi që zgjati rreth një orë e 30 min u trajtuan tematika që lidhen kryesisht me rezultatet Ekonomike-Financiare të APD-së për vitin 2017; Plan Biznesin për vitin 2018 në drejtimet kryesore, objektivat, si dhe parashikimet e investimeve, shpenzimeve dhe treguesve kryesor Ekonomik – Financiar; Informacion në lidhje me propozimet për ndryshimet në librin e tarifave për vitin 2018.
Në takim pati Diskutime, propozime, si dhe masa konkrete për koordinimin e veprimtarisë; për problematika dhe shqetësime të ndryshme në ndihmë të një bashkëpunimi sa më produktiv dhe eficient të të gjithë aktorëve që ushtrojnë veprimtarinë në Port dhe më gjerë.