Autoriteti Portual Durrës vijon të qëndrojë në koherëncë të marrëdhënieve me partnerët Rajonalë dhe më gjerë, pavarësisht kushtëzimeve të imponuara nga pandemia globale. Ditën e sotme, u zhvillua konferenca teknike e projektit ADRIPASS, ku APD është pjesë me 11 partnerë rajonalë .
Pas prezantimit të studimit mbi implementimin e nje Sistemi Portual Komunikimi në nëntor të 2019-ës, konferenca teknike e zhvilluar online ditën e sotme, në pamundësi që takimi të zhvillohej në Bruksel, sikundër ishte planifikuar, vendosi të shtyjë afatin e përfundimit të këtij projekti deri në fund të këtij viti.
Në konferencën online, ku APD u përfaqësua nga Sektori i Projekteve, u prezantuan strategjitë e realizuara nga studimet e kryera nga ana e partnerëve, duke u përshtatur me kushtet e reja të implementimit të tyre.
Partnerët e Autoritetit Portual Durrës në Projektin ADRIPASS janë:
• CEI – Central European Initiative – Executive Secretariat (Partner Lider)
• ITL – Institute for Transport and Logistics Foundation
• SEETO – South East Europe Transport Observatory
• AUTH – Aristotle University of Thessaloniki
• RUTH – Regional Unit of Thesprotia/Region of Epirus
• LK – Luka Koper, port and logistic system, public limited company
• PPA – Ploče Port Authority
• BPA – Port of Bar Holding Company
• FTCBH – Foreign Trade Chamber of Bosnia and Herzegovina
• EGTC – Euregio Senza Confini r.l.