Janar-Qershor 2016: Përpunohen afro 53 mijë kontejnerë (njësi kontejnerike TEU)

Gjatë periudhës janar – qershor të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 52.918 TEU (njësi kontejnerike), ose 1.467 TEU më shumë se e njejta periudhë e vitit të kaluar.

Nga të dhënat e sektorit të statistikave, mësohet se që nga fillimi i vitit 2016 në kalatat e Terminalit përkatës janë përpunuar 99 anije tregtare kontejneresh, me afro 691 mijë ton mijë ton mallra gjithsej, duke mbetur thuajse në të njejtat shifra me 6-mujorin e parë të vitit 2015. Pjesa dërmuese e anijeve, pasi kanë sjellë mallra nga vende të tjera janë ngarkuar po me kontejnerë, për tu nisur drejt destinacioneve të tyre.

Importet dhe eksportet me kontejnerë zenë përkatësisht 51.13 % dhe 48.87 % të totalit. Numri më i madh i kontejnerëve është përpunuar përkatësisht gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti.

Në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-qershor 2016 janë përpunuar mbi 1.67 milion ton mallra gjithsej.