Këshilli Drejtues i APD miraton Plan Biznesin 2016

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual ka miratuar ditën e hënë Plan Biznesin e paraqitur nga Drejtoria Ekzekutive e APD. Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari i Këshillit Drejtues, z. Gentian Beqiri, u diskutua hollësisht për Plan-Biznesin vjetor të APD-së, i cili për shkak të strukturës pronësore e operacionale të Portit të Durrësit prodhohet përmes një bashkëpunimi direkt me ekipet programuese të konçesjonarëve.

Plani harmonizon edhe interesat e partnerëve, kontraktorëve dhe agjensive private me të cilat APD-ja bashkëpunon dhe puna e të cilëve ndikon zinxhirin e performancës.

Hartimi Plan Biznesit 2016 është bazuar në treguesit ekonomiko – financiarë të vitit 2015, në propozimet e ardhura nga prognoza e operatorëve të terminaleve dhe në analizën e mundësive dhe faktorëve të rritjes gjatë këtij viti. Misioni i Plan Biznesit 2016 është programimi vjetor ekonomik- financiar sa më afër realitetit në parashikimet e të ardhurave, shpenzimeve, investimeve, volumet e punës.

Të dhënat dhe parashikimet bazë të Plan Biznesit, janë marrë nga statistikat e sektorit të posaçëm të APD-së, shifrat e paraqitura nga tre Konçesjonarët e terminaleve, si dhe nga kërkesat e Drejtorive përkatëse të APD-së.

Shifrat dhe treguesit kushtëzohen shumë nga vendimet dhe investimet e konçesionarëve.