Në mjediset e APD, ditët e fundit janë organizuar disa trajnime, me pjesmarrjen e punonjësve të portit dhe më gjerë. Për dy ditë radhazi në kuadër të Marrëveshjes së EMSA-s me BE për dhënien e asistencës teknike vendeve kandidate për anëtarësim në BE, më 16 dhe 17 nëntor, në sallën e trajnimeve Autoritetit Portual Durrës, u organizua trajnimi “Mbi fasilitetet portuale për dorëzimin e mbetjeve të gjeneruara nga anijet”.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga përfaqësues nga Ministria e Transportit, Ministria e Mjedisit, Administrata Detare, përfaqësues të Mjedisit nga Autoriteti Portual Durrës, përfaqësues të Agjencive Detare, si dhe nga Kompanitë e licencuara që kryejnë shërbimin e marrjes së mbetjeve qe gjenerojnë anijet. Trajnimi u krye nga ekspertët ndërkombëtarë të EMSA, si dhe nga specialistë vendas.
Agjencia Europiane e Sigurisë Detare (European Maritime Safety Agency EMSA), është krijuar në zbatim të Rregullores së BE Nr 1406/2002, me qëllim garantimin e nivelit të sigurisë detare, si dhe parandalimin e ndotjes detare nga anijet. Një nga angazhimet kryesore të kësaj Agjencie është dhënia e asistencës teknike për administratën detare të vendeve anëtare të BE, përfshirë trajnimet mbi aktet legjislative të BE, për shtetet që kanë aplikuar për t’u pranuar në BE.
Edhe pse Direktiva Europiane 2000/59 / EC “Mbi fasilitetet portuale për mbetjet që gjenerojnë anijet dhe tepricat e ngarkesës”, i adresohet Shteteve Anëtare të Komunitetit Europian, është shumë e rëndësishme që kërkesat e saj të implemetohen edhe në vendet jo anëtare, pasi anijet që lundrojnë me flamur nga vendet e BE, mund të hyjnë në portet e vendeve jo anëtare, dhe kjo kërkon harmonizimin e rregullave dhe procedurave.
Ndërkaq në mjediset e APD vazhdojnë trajnimet lidhur me me Sigurine dhe Shëndetin në Punë, sipas detyrimit ligjor shqiptar, qe te gjitha institucionet publike titrajnojnë punonjësit e tyre mbi këtë tematikë.
Gjatë trajnimit trajtohet rreziku dhe masat parandaluese ndaj zjarrit si dhe evakuimi, shpetimi dhe dheniea e ndihmes se shpejte. Trajnuesit janë ndalur te ergonomia në zyrë, pra shëndeti dhe sigurae gjate qendrimit te gjate na zyra. Në një leksion të veçantë u trajtuan rreziqet psikosociale ne vendin e punes.
Trajnimi vlen per te gjithe punonjesit e portit, që nga administrata, e deri te punonjësit e sigurisë, të ofiçinave, vinçiereve, zjarrfikësve etj. Ai do të zgjasë 6 muaj dhe do te kryhet nga kompania The HeadHunter Group.