Mars 2017: në të tre Terminalet më shumë anije se sa në janar dhe në shkurt

Gjatë muajit mars në Terminalin e Mallrave Gjenerale (TMGj) në portin e Durrësit janë përpunuar më shumë anije se sa respektivisht nw dy muajt paraardhës.

Sipas të dhënave të Qendrës së Informacionit në APD, e njejta situatë pozitive është vërejtur edhe në Terminalin Lindor dhe në atë të Kontejnerëve.

Në TMGj, që njihet ndryshe edhe si Terminali Perëndimor, gjatë muajit mars janë përpunuar 25 anije gjithsej, ndërsa në muajt janar dhe shkurt janë përpunuar respektivisht 21 dhe 10 anije.

Ndërkaq në Terminalin lindor numri i anijeve të përpunuara ka ardhur në rritje; nga 6 dhe 9 anije gjatë muajve janar dhe shkurt, në mars numri i anijeve në përpunim ka arritur në 12.

Në Terminalin e Kontejnerëve gjatë tre muajve janë përpunuar 43 anije gjithsej, 12 nga të cilat në janar; 14 në shkurt dhe 17 të tjera gjatë muajit mars.

Në periudhën 3-mujore në të tre Terminalet janë përpunuar 126 anije gjithsej.