Gjatë muajit mars në Terminalin e Trageteve janë përpunuar më shumë udhëtarë dhe automjete se sa në të njejtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, tragetet e linjave Durrës-Bari, Durrës-Ankona dhe Durrës-Trieste e kthim janë shfrytëzuar nga 39.741 udhëtarë gjithsej, ose 3 përqind më shumë se sa i njejti muaj i vitit 2016.
Tragetet kanë kryer të njejtin numër lundrimesh si në marsin e vitit të kaluar, por sasia e mallrave të transportuar me kamjonë dhe trajlerë arrin në mbi 75 mijë ton, ose 6 përqind më shumë.
Edhe numri i kamjonëve dhe trajlerëve është respektivisht 22 dhe 16 përqind më i lartë se sa e njejta periudhë e vitit 2016, ose 6.345 kamjonë dhe 493 trajlerë gjithsej.
Gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti tragetet janë shfrytëzuar nga 130.536 udhëtarë dhe 25.729 autovetura gjithsej.