Miratohen Tarifat portuale për vitin 2015

Një Udhëzim i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Transportit e Infrastrukturës i ka hapur rrugë miratimit të Tarifave të shërbimeve portuale në APD për vitin 2015.

Dy dikasteret kanë pranuar propozimin e Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual dhe me një Udhëzim të përbashkët nr 1568/3 të dt 14/07/2015 kanë përcaktuar se Institucioni përgjegjës për vjeljen e tarifave është Autoriteti Portual Durrës, ose subjekte të autorizuara prej tij.

Njëkohësisht bëhet me dije se niveli i tarifës është i shprehur pa TVSH. MTI dhe MF kanë vendosur njëkohësisht shfuqizimin e Udhëzimit nr

851/1 të dt 06.02.2013, me të cilin punohej më parë.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.