Mjedisi, kualifikim i stafit të specialistëve “Për akreditimin e laboratorit”
Ndërtimi i një strukture monitoruese të indikatorëve të mjedisit në territorin e Autoritetit Portual përbën objektivin kryesor të projektit që po zbatohet në Laboratorin Mjedisor të portit të Durrësit. Kontrata e Shërbimit të Konsulencës me kompaninë “Krijon” do të zgjasë 6 muaj dhe synon kualifikimin e specialistëve mjedisorë portualë në funksion të zbatimit të kërkesave të ligjit “Për akreditimin e laboratorëve”.
APD ka investuar për krijimin e një laboratori mjedisor me
aparatura bashkëkohore, për monitorimin e parametrave mjedisorë, si rezultat i
impakteve që gjenerohen nga zhvillimi i operacioneve në port si dhe nga
implementimi i projekteve për zhvillimin e infrastrukturës portuale, në
përputhje me Master Planin.
Specialistët mjekë, biologë dhe kimistë të kompanisë “Krijon”
po asistojnë kualifikimin intensiv të punonjësve stacionarë të Laboratorit
mjedisor të APD si dhe stafit mbështetës të tij.
Shërbimet kryesore që përfshihen në
konsulencë
Konsulenca e stafit të specialistëve të Mjedisit rrjedh
si një detyrim i Ligjit Nr.9024, Datë 06.03.2003
“Për
akreditimin e laboratorëve”.
Organizimi i menaxhimit të punës së
monitorimit, përgjegjësitë e specialistëve për laboratorin dhe detyrimet deri
ne aplikimin e standartit ISO 17025 (plani vjetor i monitorimit, raporti dhe
rekomandimet).
Rishikimi i dosjes për mjetet laboratorike që nevojiten
për funksionimin e laboratorit.
Përcaktimi i kalendarit të mostrimeve dhe matjeve.
Identifikimi i burimeve ndotëse dhe metoda e marrjes së
mostrës.
Përpilimi i metodologjisë së mostrimit,
përcaktimi i pikave ku do të merren mostrat si dhe aplikimi i metodologjisë së
mostrimit.
Metoda e matjes dhe kërkesat teknike të instrumentave për
matje të vazhdueshme.
Kryerja e analizave nga specialistët e
Portit në bashkëpunim me kompaninë konsulente, si dhe përgatitja e
dokumentacionit për hedhjen e të dhënave.
Interpretimi i përbashkët i rezultateve të analizave të
kryera nga laboratori.
Saktësimi i normave kombëtare dhe krahasimi i rezultateve
me to.
Rregullore për funksionimin e
laboratorit, mbajtjen e dokumentacionit dhe korespondencën me rekomandimet
përkatëse.
Përgatitja e dosjes dhe kushteve
paraprake për Manualin e Cilësisë së Laboratorit. Duhet
të saktësohet:
metoda e kalibrimit, kontrollit dhe mirëmbajtjes të pajisjeve.
teknikat e matjes për një rezultat sa më të saktë.