Pastrimi i territorit portual është një tjetër proces i përditshëm i monitoruar nga Drejtoria e Mjedisit, Emergjencave Civile dhe Sigurimit Teknik në APD.
Një vemendje e veçantë gjatë periudhës së pandemisë, përveç hapësirës pranë godinave, i është kushtuar Terminalit Perëndimor, ku përpunimi i anijeve ka vijuar me të njejtat ritme dhe prania e automjeteve dhe punonjësve ka qenë e lartë.
Brigada e pastrimit, e përbërë nga 15 persona kujdeset çdo ditë që mjedisi i Portit më të madh në vend të jetë i pastër dhe i përshtatshëm për zhvillimin normal të akivitetit. Pavarësisht kushteve të vështira të krijuar përgjatë kësaj periudhe, ata kanë qenë dhe janë çdo ditë në terren.
Kontrolli dhe kujdesi për shëndetin e punonjësve portualë dhe të përdoruesve të portit gjatë veprimtarisë së shërbimeve dhe përpunimit të mallrave ka vijuar rregullisht nga inspektorët e Drejtorisë së Mjedisit.
Respektimi i masave që garantojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe punonjësve është angazhimi ynë kryesor në kushtet e reja të ushtrimit të aktivitetit!