Në Terminalin e Kontejnerëve gjatë periudhës 11-mujore të këtij viti janë përpunuar 107.397 TEU (kontejnerë), një shifër që tejkalon me mbi 3 mijë njësi numrin e përgjithshëm të kontejnerëve të përpunuar gjatë gjithë vitit 2015.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave, mësohet se një muaj para përfundimit të vitit edhe sasia e mallrave të transportuara me kontejnerë është më e lartë se sa shifra vjetore e përpunimit gjatë gjithë vitit të kaluar.
Periudha e verës, si dhe muajt tetor dhe nëntor kanë shënuar një numër prej më shumë se 10 mijë kontejnerë TEU në muaj.
Në kalatën 6 ku përpunohen kontejnerët, gjatë 11 muajve janë përpunuar 184 anije me kontejnerë gjithsej.
Në Terminalin përkatës në periudhën janar-nëntor të këtij viti janë përpunuar mbi 107 mijë kontejnerë TEU gjithsej, gjysma e të cilëve i përkasin importit dhe gjysma tjetër eksporteve.