Autoriteti Portual Durrës njofton shpalljen e vendeve vakante pranë Forcave të Sigurisë Portuale:
– 1 (një) vend në pozicionin Drejtor
– 3 (tre) vende në pozicionin Punonjës Sigurie
– 1 (një) vend në pozicionin IT, pranë Forcës së Sigurisë Portuale
Kandidatët të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrat e sipërpërmëndura duhet të dorëzojnë deri më datë 30.11.2017 pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Promocionit dhe Prokurimeve, Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Karrierës në APD dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Nr.7 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes se punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”.