Nr.____Prot. Durrës më_____._____. 2013 Lënda: Kërkesë për Publikim në Gazetën “Panorama”, “Tema”, “Shqiptare” “Mapo” dhe “Shqiptarja.com”. Tema: Shpallja e konkursit për Drejtorin e Drejtorisë së Auditit të Brendshëm.
Autoriteti Portual Durrës
në zbatim të Ligjit Nr.9720,
datë 23.4.2007 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik” i ndryshuar me
Ligjin nr.100318, datë 16.09.2010; Udhëzimin e Ministrit të Financave Nr. 12,
datë 05.06.2012 “Mbi Proçedurat e Kryerjes së veprimtarisë së Auditimit të
Brendshëm në Sektorin Publik”; Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 69, datë
29.09.2010, “Për miratimin e Manualit te Auditimit të Brendshëm në sektorin
publik” dhe Ligjin nr. 7961, date 12.7.1995” Kodi i Punës i Republikës së
Shqipërisë “ i ndryshuar, shpall konkursin e “Drejtorit” të Auditit të Brendshëm.
Më poshtë po paraqesim tekstin që
kërkojmë të publikohet në gazetën tuaj.
Autoriteti Portual
Durrës në zbatim
të Ligjit Nr.9720,
datë 23.4.2007 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”
i ndryshuar me Ligjin nr.10318, datë 16.09.2010; Udhëzimin e Ministrit të Financave Nr. 12, datë
05.06.2012 “Mbi Proçedurat e Kryerjes së veprimtarisë së Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik”; Udhëzimin e Ministrit të
Financave nr. 69, datë 29.09.2010, “Për miratimin
e Manualit të Auditimit të Brendshëm në sektorin publik”,
vendosi shpalljen e konkursit për vendin e lirë të punës pranë
Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm në
pozicionin “Drejtor”:
Kushtet specifike për pranimin e
aplikantëve paraqiten si më poshtë:
Ka mbaruar
studimet e larta universitare në njërin nga degët: ekonomi, financë, kontabilitet,
ose drejtësi.
Duhet të jenë pajisur
me dëshminë “Auditues i brendshëm në sektorin publik” dhe të kenë një përvojë pune 5-vjeçare si auditues.
Të njohë
mirë normat dhe kërkesat e Ligjit nr.9720, datë 23.04.2007 “Për
Auditimin e Brendshëm në
Sektorin Publik”, i ndryshuar me Ligjin nr.10318, datë 16.09.2010; Udhëzimin e Ministrit
të Financave Nr. 12, datë 05.06.2012 “Mbi Proçedurat e Kryerjes
së veprimtarisë së Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik”; Udhëzimin e
Ministrit të Financave nr. 69, datë 29.09.2010, “Për miratimin e Manualit të Auditimit të Brendshëm në sektorin publik”,; Kodin etik për auditët e brendshëm si dhe Kartën
e Auditimit te Brendshëm të miratuara nga Ministri i Financave.
Të njohë (flasë,
shkruaj dhe lexojë
rrjedhshëm) një gjuhë të huaj të komunitetit europian (preferohet gjuha anglisht);
Të njohë mirë programet bazë të kompjuterit;
Të njohë
normat dhe rregullat e etikës në komunikimin me eprorët dhe kolegët në kushtet
e një ambjenti professional
Dokumentat që duhen paraqitur
Kërkesë për të aplikuar
për vendin e punës
Curriculum Vitae me të gjitha gjeneralitetet dhe të dhënat
mbi edukimin, eksperiencën profesionale, gjuhët
e folura etj, e firmosur
nga vetë personi;
Fotokopje e diplomës së shkollës së lartë e shoqëruar me listë notash
si dhe të gjitha dëshmive, çertifikatave të kualifikimeve profesionale, trajnimeve të ndryshme
etj;
Fotokopje
e librezës së punës që vërteton eksperiencën e punës;
Referencë
pune nga punëdhënës të mëparshem.
Të interesuarit duhet të paraqesin
dokumentat e lartë-përmendura dorazi ose me postë në adresën e mëposhtme, brenda
datës 12 nëntor
2013. Zarfi duhet
te jete i mbyllur dhe
mbi të, të shkruhet
qartë emri i aplikuesit dhe shënimi: “Aplikim
për vendin e lirë të punës në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm”. Për
më shumë informacion mund të na vizitoni në faqen tonë të internetit www.apdurrës.com.al/zyraeshtypit.
Adresa:
Autoriteti
Portual Durrës Sekretaria e Këshillit Drejtues
Rruga Tregtare, Durres
Tel. 052 293 577
Shënim:
Njoftimi në gazetë do të bëhet për 3 (tre) ditë. Nga data 08, 09 dhe 10 nëntor 2013.
Karakteristikat
e Publikimit:
Publikimi duhet të zë një sipërfaqe prej (15 module) ose 1/4 e faqes,