Nxënësit adoleshentë nga Tirana mësojnë mbi portin në gjuhën angleze

Një grup nxënësish nga Tirana zhvilluan sot në mesditë një vizitë njohëse në portin e Durrësit.   

Megjithëse ende në moshë të vogël, nxënësit e shkollës “Memorial International School of Tirana” shfaqën interesim për portin, pasi kishin mësuar mbi ujrat dhe portet në një kapitull mësimor.   

Të shoqëruar nga mësuesit dhe nën kujdesin e punonjësve të Sektorit të Promocionit dhe të Forcës së Sigurisë Portuale FSPD nxënësit adoleshentë u ndalën gjatë në Terminalin e Mallrave Gjenerale, ku mësuan mbi përpunimin e mallrave nga anijet.   

Specialistët e Promocionit Portual iu përgjigjën pyetjeve të fëmijëve në gjuhën angleze, sipas lëndëve që ata zhvillojnë në shkollën e tyre. Kohët e fundit porti i Durrësit është vizituar nga nxënës dhe studentë vendas dhe të huaj.