Segmenti rrugor “Hyrja Nr.2 – Terminali i Trageteve” që prej disa ditësh është asfaltuar krejtësisht dhe rruga po shfrytëzohet normalisht nga automjetet. Ndërkaq pritet të përfundojë edhe sistemi i sinjalizimit horizontal.
Në Drejtorinë e Zhvillimit mësohet se APD ka akorduar një financim prej 11,231,016 lek (pa t.v.sh.) për realizimin e këtij projekti. Zbatues i punimeve është firma “Pienvis”, fituese e tenderit përkatës.
Rruga që iu nënshtrua rehabilitimit ka një gjatësi 800 metra dhe gjërësi 9 metra. Ajo ndodhet mes Terminalit të Kontejnerëve dhe kangjellave rrethuese të territorit portual.
Sipas kontratës për realizimin e rehabilitimit janë kryer punime të prishjes së shtresave dhe strukturave të betonit në një sipërfaqe prej 7200 metra katrore. Rruga u shtrua më pas me asfalto-beton. Punimet në rrugë nuk ndikuan në lëvizjen e mjeteve në këtë segment të rëndësishëm rrugor portual