Përfundon trajnimi vjetor “Ndërgjegjësimi me Sigurinë Detare”

Ka përfunduar sot trajnimi me temë “Ndërgjegjësimi me Sigurinë Detare”, i cili zhvillohet një herë në vit me përdoruesit e përhershëm të portit, si kompani e firma private dhe institucione e ndërmarrje shtetërore. Trajnimeve të këtij viti në seanca mësimore prej 1 orë i janë nënshtruar 682 punonjës të Autoritetit Portual si dhe firmave e kompanive private.

Zv. drejtori i FSPD, Dritan Prifti tha se në zbatim të ligjit 168/2013 “Mbi sigurinë në anije dhe në porte”, Plani i Sigurisë së Portit, si dhe Kodi Ndërkombëtar i sigurisë në anije dhe në porte (Kodi ISPS), gjatë dy muajve të fundit janë zhvilluar trajnimet vjetore sipas Planit të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare. Ndërkaq, trajnimi me efektivin e Forcës së Sigurisë Portuale zhvillohet çdo tre muaj dhe shoqërohet me ushtrime praktike.

“Lufta kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë” dhe “Siguria detare” kanë qenë dy nga temat e trajtuara në trajnimet e këtij viti-thanë drejtuesit e FSPD. Gjatë leksioneve janë trajnuar nga Terminali Perëndimor 60 punonjës, nga Kontejnerët 69 punonjës, Terminali I Trageteve dhe Terminali Lindor nga 40 punonjës secili, “Alba elektrik” 15, “Varaku” 11, “Fjona” 32,”Mobilbox Albania” 6, “Mjetet Detare ASHD” 30, “Pastrimi Detar” 7, Stivadorët “Liburnet I” 57 punonjës, “Egnatia” 32, “ASC” 40, Mirëmbajtja teknike 27, Burimet Mbështetëse 7, Administrata e APD 53 punonjës,Tetra Solution 12, PMNZSH Port 34 si dhe vetë FSPD 110 punonjës.Në mësimdhënie janë përfshirë Oficerët e Sigurisë së portit dhe të Zonave Portuale. Leksionet janë zhvilluar në sallën e trajnimeve të APD , në sallën e trajnimeve të FSPD si dhe në sallën e trajnimeve të Terminalit lindor.