Aplikimi i një Platforme bashkëpunuese ishte motivi i Takimit, që u organizua sot paradite në mjediset e drejtorisë së Autoritetit Portual të Durrësit.
Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i APD, Aleksandër Lipivani, priti në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, të cilët prezantuan “ Albania sustainable logistics analytics”, si një projekt për aplikimin e nje platforme bashkëpunuese, me synim përmirsimin e performancës dhe të efiçencës së korridorit rrugor Durrës – Tiranë.
Në takim u vlerësua se suksesi i këtij projekti do të kërkonte një bashkëpunim të mirë mes aktorëve publikë dhe privatë. Drejtori Lipivani në emër të APD nënvizoi disponueshmërinë dhe optimizmin për bashkëpunimin dhe të ardhmen e këtij projekti.
Sipas specialistëve të BB, zbatimi i kësaj platforme mundëson uljen e kostos të mirmbajtjes së rrugëve dhe shmangien e aksidenteve, përmirsimin e përdorimit të aseteve në zinxhirin logjistik, etj. Në takim përfaqësuesit e BB u njohën edhe me të dhënat për import-eksportet nga porti i Durrësit, pengesat në proçesin e lëvizjes së mallrave, etj.
Më pas përfaqësuesit e BB vijuan vizitën në Terminalet e portit të Durrësit.