Të dhënat e vitit 1969 në Historikun “Porti ynë nërrjedhën e viteve” dëshmojnë për një rritje të numrit të anijeve dhe të volumit të mallrave të përpunuar në portin e Durrësit.
Gjatësia e kalatave në vitin 1969 arriti në 1,215 metra linear, ku mund të përpunoheshin në të njejtën kohë deri në 12 anije të tonazhit 3-5 mijë ton.
Gjatë kësaj kohe u punua edhe për thellimin e portit, me qëllim hyrjen dhe përpunimin e anijeve me peshkim deri në 9 metra.
Nga tabela e numrit të anijeve mësohet se, në vitin 1969 Flota Tregtare shqiptare kishte 23 anije me tonazh të përgjithshëm prej mbi 41 mijë ton.
Sasia e mallrave të përpunuara gjatë vitit 1969 arrin në mbi 1,7 milion ton, ndërsa Kantieri detar i Durrësit ndërtoi anijen e parë metalike në vendin tonë.