Në vitin 1967 porti i Durrësit kishte 1,215 metra kalatë të mekanizuar.
Në historikun e titulluar “Porti ynë në rrjedhën e viteve” dëshmohet se në të njejtin vit porti kishte 17 elektrovinça me kapacitet 5, 10 dhe 15 t dhe bigën lundruese me kapacitet 100 t.
Në kalatat e mekanizuara të portit më të madh të vendit mund të përpunoheshin njëkohësisht 10 anije tregtare me tonazh deri në 3,200 ton secila.
Ndërkohë, në vitin 1966 përfundoi edhe ndërtimi i kalatës 5 me gjatësi 220 metra dhe me dy elektrovinça në dispozicion.
Në vitin 1967 u prodhua në port edhe elektrovinçi i parë 5 ton tërësisht shqiptar.