Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë të cilët janë diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë e janë të interesuar për të zhvilluar praktikë pune në sektorin publik.

Një mundësi e artë për të rinj profesionistë

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive tuaja profesionale si dhe të shprehive praktike në njohje me sistemin administrativ

publik.                                 Objektivi i vërtetë është eksperienca e punës

Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike. Në përfundim të programit, do të punësohen me kontratë të përkohshme pune 200 praktikantë.

Çfarë nevojitet për aplikimin tuaj?

Pasi të informoheni gjerësisht rreth programit dhe pas konsultimit të profileve të kërkuara, mund të vijoni me plotësimin e formës së aplikimit. Një nga dokumentet kryesorë që duhet të plotësoni është letra e