Qendra e Trajnimeve 2017: takime nga operatorët e APD dhe seminare nga ndërkombëtarët

Salla e Trajnimeve të Autoritetit Portual edhe gjatë vitit 2017 është shfrytëzuar jo vetëm për trajnimet e personelit të APD dhe të operatorëve privatë që operojnë në territorin e saj. Punonjësit e Sektorit të Promocionit u kujdesën për mbarëvajtjen e veprimtarive.

Gjatë muajit maj të vitit të kaluar trajnimit me temë ” Vlerësimi i Stërvitjeve të Ndërgjegjësimit mbi Sigurinë Detare” i janë nënshtruar afro 490 punonjës të firmave dhe kompanive private, si Terminali Perëndimor (TMGj), Kontejnerët (DCT), Tragetet (AFTO), Terminali Lindor (EMS), “Alba elektrik”, “Varaku”, “Mjetet Detare ASHD”, “Pastrimi Detar”, Stivadorët “Liburnet I” dhe “Egnatia”, Mirëmbajtja Teknike, Burimet Mbështetëse, firmat “Fjona”, “Mobil Box”, Zjarrfikëset si dhe Administrata e APD.