ROLI I PORTIT NE ZHVILLIMIN E EKONOMIK E TERRITORIAL PARTNERITETI PUBLIK – PRIVAT

Porti fizikisht mund te konsiderohet si pjesa me e rendesishme ne zinxhirin e transportit intermodal, ne te cilen behet kalimi i ngarkesave nga nje menyre transporti ne nje tjeter, nga transporti detar ne ate rrugor, hekurudhor dhe anasjelltas.

Porti I Durrësit, eshte porti më madh I Shqipërisë, është në gjendje të përpunojë rreth 78% të trafikut ndërkombëtar detar të Shqipërisë dhe aktualisht ka një kapacitet tregtar prej mëse 5 milion ton ngarkesa të përgjithshme, konteinere, ro-ro, dhe rifuxhote thata.

APD eshte i vetmi autoritet pergjegjes per aktivitetet ne port si: ngarkim–shkarkimi,mirembajtja e infrastruktures dhe superstruktures, mirembajtja e akuariumit, mirembajta e paisjeve, siguria, mjedisi dhe ne bashkepunim me kompanite private spedicionere, ben magazinimin dhe shperndarjen e mallrave.

Porti i Durresit menaxhohet nga Autoriteti Portual Durres (APD), Organet drejtuese te tij jane: Keshilli Drejtues, Drejtoria Ekzekutive

Rendesia e Portit ne zhvillimin ekonomik te vendit dhe influencat e tij

  • Porti ka impakt te drejtperdrejte ne ekonomine Shqiptare sepse 78% e transportit detar ne Shqiperi kalon nga Porti i Durresit.
  • Pozicionimi ne zemer te Shqiperise aty ku kryqezohen korridoret e transportit hekurudhor, rrugor qe lidhin veriun me jugun, perendimin dhe lindjen, ben te munder qe nje numer i konsiderueshem kompanish transporti, importi-eksporti, te lidhin ngushte aktivitetin e tyre me operacionet portuale.
  • Me perfundimin e rruges se kombit dhe investimet ne pritshme ne infrastrukturen kombetare si hekurudha e me Prishtinen, rruga e Arberit do ti jape mundesi Portit te rrise ndjeshem impaktin e tij jo vetem ne Shqiperi por dhe me gjere.
  • I pozicionuar mire ne EuropënJuglindore ne rajon konsiderohet si Porta kryesore e Korridorit te 8-te, korridor qe kalon ne Durres (Shqiperi)-Shkup (Maqedoni)-Burgas(Bullgari), pra lidh Detin Adriatik me Detin e Zi dhe sherben per kalimin e mallrave tranzit.
  • Gjithashtu brenda portit zhvillojne aktivitetin e tyre nje sere entesh Shteterore nder me te rendesishmet Dega e Doganes Durres qe ze peshe te konsiderueshme ne financat kombtare, pra porti sherben edhe si zone per mbledhjen e taksva te importit nga Dogana.
  • Duke nderthurur aktivitetin e Enteve shteterore me kompanite private Porti influencon drejtperdrejt ne nivelin social te jetes ne qytetin e Durresit, duke rritur te ardhurat e duke ofruar mundesi te shumta punesimi.Në territorin portual në institucione shtetërore e private, si dhe në agjencitë e transportit dhe lundrimit janë punësuar qindra punonjës, të ardhurate të cilëve ndikojnë në jetesën e afro 5000 familjeve durrsake.Nga kjo pikepamje porti eshte konsideruar nga Qeveria Shqiptare si “Motori i Shqiperise”, keshtu qe i eshte dhene prioritet ne politikat e saj, si dhe nga investitoret e huaj.
  • Porti Historikisht zhvillimin e tij e ka te lidhur ngushte me zhvillimin e qytetit te Durresit, si nga pikepamja territoriale, por dhe demografike. Vazhdon dhe sot dilema: Porti krijoj Qytetin apo Qyteti krijoi Portin.

Partneriteti Port – Privat

Misioni yne: Me menaxhim eficient i mundesojme komunitetit te transportit, klienteveportuale, perdorimin e faciliteteve te portit, duke ofruar sherbim cilesor e te besueshem per kalimin e mallrave nga transporti detar ne ate rrugor e hekurudhor me cmime konkuruese dhe ne perputhje me standartet nderkombetare te ruajtjes se mjedisit.

Per nje port eshte i rendesishem ky partneritet, qe me kalimin e viteteve eshte forcuar dhe ka sherbyer si katalizator zhvillimi per te dypalet. Aktualisht sot mbas privatizimeve kryera pjesa me e madhe e sherbimeve ne Port ofrohen nga kompanite private si: operatoret e terminaleve, kompanite e ngarkim shkarkimit, kompanite spedicionere, agjensite detare, mjetet detare, kompanite e pilotazhit, agjensite doganore etj. Aktiviteti ne port kryhet ne 4 (kater) Terminale nga te cilat tre prej tyre menaxhohen nga kompani private.

  • Terminali Lindor ose Terminali I Rifuxhove, qe nga Korriku 2013 eshte dhene me koncension dhe Menaxhohet nga Kompania EMS –APOAlbanian Port Operator.
  • Terminali I Konteinereve eshte dhene me koncension dhe menaxhohet nga Shkurti 2013 nga Kompania Durres Container Terminal (DCT)
  • Terminali I Trageteve menaxhohet me kontrate sherbimi nga Shtatori i 2013 prej Kompanise AFTO – Albanian Ferry Terminal Operator
  • Terminali Perendimore ose Terminali I Mallrave te pergjithshme qe menaxhohet nga APD.

Pra sic vihet re partneriteti port-privat eshte vital. Nje port i investuar mire ne infrastrukture, superstrukture dhe burime njerezore kushtezon pozivisht operatoret private te investojne ne asetet e tyre mekanizma, burimet njerezore qe ti pergjigjen ketij zhvillimi.

Investimi ne terminalet, kalata, vinca dhe ne thellimin e portit sjell rrjedhimisht investimi e operatoreve private ne mjete me te reja me kapacitete me te larta, ne blerjen anije te tonazhit me te larte duke ulur keshtu dhe kostot e tranpsortit per njesi, kohen e perpunimit etj. Vendosja e standarteve mjedisore nga APD shoqerohet me investimin ne mjete dhe ne proceset e ngarkim shkarkimit nga kompanite stivadore etj,

Nga ana tjeter investimet e operatoreve private, rritja e eficences ne punen e tyre rrit kerkesat ndaj APD dhe kushtezon rishikimin e herepashershem te politikave te zhvillimit te tij, masterplanit etj. Kerkesat e klienteve portuale sherbejne si orientues zhvillimi dhe eshte e rendesishme qe porti te jete ne resonance te plote me kerkesat ne rritje te biznesit.

Entet Shteterore: Autoriteti Portual Durres–APD, Drejtoria e Pergjithshme detare,Kapiteneria e Portit Durres, Regjistri Detar, Regjistri Detar Shqiptar, Dogana, Komisariati i Policise, Kufiri,Stacioni meteorologjik

Kompani Private: Kompanite e ngarkim – shkarkimit, tre terminalistet, mirembajtja einfrastruktures, sherbimi IT, mjetet detare (apdrkiatore) axhensi detare, axhensi spedicionere, axhensi doganore, axhensi tragetesh, shoqeri pilotimi, kompania e pastrimit te portit, axhensia detare e peshkimit, kompani te pastrimit detar, qender informacioni, kompani siguracionesh etj,

Prania e partnerëve italianë të biznesit në portin e Durrësit është e përditshme. NëTerminalin e trageteve ankorohen anije me udhëtarë dhe mallra, të cilat mbërrijnë apo nisen drejtBarit, Ankonës dhe Triestes. Po ashtu edhe në Terminalin e Kontejnerëve dhe atë të Mallrave të Përgjithshëm.

Prej disa muajsh në linjën Bari-Durrës e kthim po operon një nga tragetet më të mëdhenj dhe më komodë të kompanisë italiane Grandi Navi Veloci GNV. Rritja e konkurencës ka filluar të reflektojë edhe në çmimet e lundrimit, duke ndikuar pozitivisht në rikthimin e udhëtarëve drejt këtij shërbimi në portin e Durrësit. Vetëm mes porteve të Durrësit dhe Barit qarkullojnë mbi 600 mijë udhëtarë në vit, gjë që ka ndikuar në rritjen e bashkëpunimit mes dy Autoriteteve portuale.

Më 15 shtator të këtij viti në Bari, në prani të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kolegun Francesco Mariano, president I Autoritetit portual të Levantes ne nënshkruam

PROJEKTET NE KUADRIN E PROGRAMEVE TE ZHVILLIMI TE KE

Disa nga projektet e realizuara ne kuadrin e programit South East Europe 2007-2014 janë

WATERMODE:

Në veçanti, projekti synon të nxise:

Integrimin e rrugeve të transportit ujor në zinxhirin e logjistikës, duke mbështetur dimension transnacional në strategjitë kombëtare dhe lokale për valorizimin e transportit ujor dhe te infrastrukturave portuale

ECOPORT 8:

Qëllimi i përgjithshëm eshte zbatimi i politikave mjedisore në porte duke synuar:

  • Forcimin e infrastrukturës dhe
  • Miremenaxhimin e Politikave Mjedisore ne Porte.

ADB multiplatform

Qëllimi i këtij projekti është që të zhvillojë dhe të promovojë zgjidhje te transportit multimodal për mbrojtjen e mjedisit në zonën e Evropës Juglindore. Kjo do të arrihet përmes zhvillimit dhe krijimit të një “Platforme multi-Modale të Transportit”, e cila do të integrojë rajonet dhe strukturat që lidhen me transportin.

TENEKOPORT

Objektivi kryesor i projektit është përmirësimi i menaxhimit mjedisor të ekosistemit në zonat e rrjeteve portuale të Evropës Juglindore

Nderkohe Autoriteti Portual Durres ka marre pjese gjeresisht ne aplikimet e reja ne kuadrin e programit Interreg Mediterranean 2014-2020 duke aplikuar ne keto projekte:

ANDROMEDA (Autoritetet Adriatiko-Joniane dhe Mesdhetare per mbikqyerjen eturizmit detar dhe bregdetar)

COASTMED ( Aksesibiliteti, dhe siguria per nje turizem te qendrueshem ne zonentransnacionale bregdetare)

SuCSut (Zhvillimi i qendrueshem i turizmit te krocerave dhe Turizmi i qendrueshem) ECDIS ( Zgjidhjet teknologjike ne portet per te siguarar porte ekologjike dhe me njezhvillim te qendrueshem)

PoseidonS (Zhvillimi i qendrueshem portual dhe detar permes Hapesires) EPIC (Permiresimi I punes se Porteve permes zgjidhjeve te reja teknologjike) LOCATIONS (Transporti i sigurt nga ndotja e gazeve ne qytetet destinacionet eKrocerave)

MEDSUSCOASTS 2020 Zhvillimi i qendrueshem i turizmitmesdhetar ne 2020 SUMPORT (Zhvillimi i qendrueshem urban ne qytetetportualete MED) WATERMEN ( Nje instrument per menaxhimin e autoriteve portuale)

Te gjitha Projektet jane ne faze te vleresimit,Projektet i referohen problemeve ne zhvillimin e porteve, zbatimit te teknologjise se perparuar per realizimin e zgjidhjeve qe jane te pershatatshme per mjedisin dhe per transportin multimodal, problemeve te zhvillimit te porteve dhe qyteteve porte ne perputhje me kerkesat specifike per zhvillimin e turizmit dhe vecanerisht te turizmit te krocerave etj… Ne keto projekte ne jemi partnere me porte te rendesishem te zones se Mesdheut si edhe te tjera institucione te rendesishem te kesaj zone.