Salla e Trajnimeve: takime nga operatorët e APD dhe seminare nga ndërkombëtarët

Salla e Trajnimeve të Autoritetit Portual gjatë vitit të kaluar është shfrytëzuar jo vetëm për trajnimet e personelit të APD dhe të operatorëve privatë që operojnë në territorin e saj. Ndërkaq, takimet me një numër të kufizuar punonjësish janë organizuar në salla të tjera të APD.

Trajnimit me temë “Ndërgjegjësimi me Sigurinë Detare” i janë nënshtruar gjithsej 580 punonjës të firmave dhe kompanive private, si Terminali Perëndimor (TMGj), Kontejnerët (DCT), Tragetet (AFTO), Terminali Lindor (EMS), “Alba elektrik”, “Varaku”, “Mjetet Detare ASHD”, “Pastrimi Detar”, Stivadorët “Liburnet I” dhe “Egnatia”, Mirëmbajtja teknike, Burimet Mbështetëse, firmat “Fjona”, “Mobil Box”, Zjarrfikëset si dhe Administrata e APD.

Në fundviti 2016 u organizua edhe Takimi “Mbi trainimin e stafit për shëndetin dhe sigurinë në punë” Ky trajnim u zhvillua për rreth dy muaj me një sërë sektorësh portualë në mënyrë periodike dy herë në javë. Në përfundim me dt. 27.01.2017 u zhvillua dhe një demostrim praktik i njohurive teorike.

Autoriteti Portual Durrës në prill të vitit të kaluar morri zyrtarisht në dorëzim dy Çertifikatat për Sistemin e menaxhimit të cilësisë ISO 9001:2008 dhe Sistemin e menaxhimit te mjedisit ISO 14001:2004. Ceremonia u zhvillua në sallën e Trajnimeve të APD në prani të punonjësve të APD, firmave dhe agjencive që punojnë në hapësirën portuale si dhe kompanive të tjera të interesuara për njohjen e standarteve ISO.

Dy muaj më vonë në Sallën e trajnimeve u zhvillua Konsultimi me publikun me qëllim implementimin e projektit “Thellimi i Basenit dhe Kanalit Hyrës në Portin e Durrësit”. Në prani të specialistëve portualë dhe përfaqësuesve nga shoqata dhe institucione të ndryshme u trajtuan problematikat kryesore me të cilat pritet të përballen investitorët dhe zbatuesit e projektit të thellimit emergjent të basenit dhe kanalit hyrës. Në të njejtën sallë u zhvillua seminari i UNODC financuar dhe në bashkëpunim me programin e US Ambasy për Kontrollin e Eksporteve (EXBS) për Ndalimet në Konteinerët e Transportit sipas Programit të Kontrollit të Konteinerëve i UNODS-WCO. Një tjetër Takim ndërkombëtar ishte Trainimi rajonal me pjesmarrjen e Njësive të Kontrollit të Konteinerëve nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina si dhe oficerëve nga departamentet e analizës se rriskut të doganave dhe policive të 3 vendeve që u zhvillua në gusht 2016