Takim Konsultativ i organizuar nga Drejtori Ekzekutiv APD -Në fokus ecuria e vitit 2017 dhe dhe Plan-Biznesi 2018-

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Artjan Qirici, organizon nesër takimin e radhës me përfaqësuesit e Këshillit Konsultativ dhe të Istitucioneve të tjera të rëndësishme në Qytetin e Durrësit.

Në Takimin që do të zhvillohet në mjediset e Drejtorisë Ekzekutive, do të trajtohen tematikat e mëposhtme:

-Informacion në lidhje me rezultatet Ekonomike-Financiare të APD-së për vitin 2017;

-Sintezë e Plan Biznesit për vitin 2018 – një përshkrim të përgjithshëm të drejtimeve kryesore, të objektivave, si dhe parashikimeve te investimeve, shpenzimeve dhe treguesve kryesor Ekonomik – Financiar;

-Informacion në lidhje me propozimet për ndryshimet në librin e tarifave për vitin 2018;