Tarifat e reja portuale të APD janë publikuar këto ditë në Fletoren Zyrtare, nr. 120 – viti 2016. Ndryshimet e tarifave përfshijnë anijet tregtare, ato turistike dhe tragetet,shërbime përpunimi, etj.
Duke iu referuar Fletores Zyrtare, Tarifat portuale në portin e Durrësit janë ndryshuar nga një:
UDHËZIM I PËRBASHKËT
Nr. 3078, datë 14.6.2016
PËR NDRYSHIMIN E UDHËZIMIT TË PËRBASHKËT NR. 1568/3, DATË 14.4.2015, “PËR PËRCAKTIMIN E TARIFAVE TË SHËRBIMEVE PORTUALE NË AUTORITETIN PORTUAL DURRËS PËR VITIN 2015”
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, nenit 84, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës, miratuar me vendimin nr. 1, datë 22.1.2016, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministri i Financave Udhëzojnë
Tashmë, të gjitha tarifat e ndryshuara mund të gjënden lehtësisht në portalin e Qendrës së Botimeve Zyrtare: Fletorja Zyrtare Viti 2016 – Numri 120