Në përgjigje të interesimit të disa medieve për Tarifat në portin e Durrësit, po citojmë kodin detar dhe ligjin mbi Autoritetin Portual për të bërë sa më të kuptueshme bazën ligjore nga ku edhe buron e drejta për caktimin e tarifave të APD-së.
Ligji Nr.9251 , date 8.7.2004
“Kodi Detar I Republikës së Shqipërisë”
Pjesa e Tretë
Portet.
Kreu I
Dispozita të përgjithshme
Neni 82
Shërbimet Portuale
Neni 84
Tarifat portuale
Tarifat portuale për shërbimet, që legjislacioni në fuqi i cilëson kryesore, përcaktohen nga organet qëndrore shtetërore për detarinë dhe financat, ndërsa tarifat e shërbimeve të tjera përcaktohen me propozimin e Autoritetit Portual dhe me miratimin e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës e të Ministrisë së Financave çdo muaj dhjetor për vitin pasardhës.
Ligji Nr. 9130, date 8.9.2003
“Për Autoritetin Portual”
Kreu IV
Neni 35
Përcaktimi i Tarifave
Pra nga sa u citua më lart (Kodi Detar ligji 9251) duket qartë se në shërbimet që kryhen për përpunimin e anijeve ose trageteve marrin pjesë shumë operatorë, APD-ja është njëra prej tyre.
Operatorët të cilët marin pjesë janë operatorë shtetërorë dhe ato privatë.
Tarifat e shërbimeve të operatorëve shtetërorë janë të rregulluara me ligj, ndërsa ato privatë operojnë në bazë të tarifave të tyre dhe nuk është e drejtë e APD-së që ti vendosë dhe aq më tepër t’i kontrollojë.
Kështu që malli ose pasagjeri, i cili kalon nëpërmjet Portit të Durrësit në koston përfundimtare të shërbimeve të përftuara ka tarifat e shërbimeve nga APD-ja dhe ato të përftuara nga operatorët e tjerë, qofshin ato shtetëror dhe privat.
Në shërbimet që i ofrohet nga APD-ja një mjeti lundrues janë shërbimi I kanalit dhe ai i kalatës, por këtij mjeti i ofrohen shërbime edhe nga subjekte të tjera të cituara më lart, edhe nga kodi detar si shërbimi i pilotit, shërbimi i apdrkjatorit, shërbimi i omerxhatorit dhe ai i agjensisë detare (kompani private), të cilat në koston përfundimtare kanë një peshë të konsiderueshme për mjetin lundrues si dhe nga subjekte shtetërore.
Në përpunimin e mallit (ngarkim apo shkarkim) përveç APD-së marin pjesë edhe shumë subjekte private si spedicioneri, transportuesi, etj., kostot e shërbimeve të të cilëve zenë një peshë të konsiderueshme në përpunimin e ngarkesave , pasagjerëve dhe mjeteve.
Sqarojmë se që nga viti 2012 e deri tani tarifat e shërbimve të cilat ofron APD-ja nuk kanë ndryshuar (me përjashtim të disa rregullimeve të vogla të cilat nuk ndikojnë në koston e përpunimit).